BBC ka publikuar së fundi një artikull investigues, me të cilin ka nxjerrë në dritë sesi bandat e drogës në Londër përdornin vajzat e mitura duke i shfrytëzuar seksualisht.
Provat sipas BBC janë të bazuara në intervista me dhjetëra njerëz në kryeqytet gjatë disa javësh, përfshirë pesë vajza të abuzuara seksualisht, që përveç abuzimit seksuale ato tregojnë gjithashtu se si shpesh u joshën nga grupe për të shitur drogë, për të tregtuar armë dhe për të vjedhur.
Hetimi i BBC zbulon një pamje komplekse në Londër, me banda nga një sërë prejardhjesh etnike, përfshirë aziatikët, që veprojnë gjerësisht në kryeqytet dhe shpesh shfrytëzojnë vajzat e reja.
Nuk mendoja se isha viktimë”, është deklaratë e Kellyt, që tregoi se ishte ngacmuar seksualisht nga tre burra në kryeqytet. Fillimisht ajo u detyrua të shiste drogë, por tha se shfrytëzimi më pas u përkeqësua.
“Nuk kisha para, ndihesha e lënë pas dore dhe pashë një mundësi për t’u ndjerë pjesë e diçkaje, kështu që krijova disa lidhje të këqija dhe shumë shpejt fillova të shisja drogë në rrugë. Por kjo u shndërrua në abuzime seksuale për të mbajtur njerëzit në anën tonë nëse u kishim borxh, ose si një joshje për ta që të blinin drogë nga unë dhe banda që unë bëja pjesë”, deklaroi ajo.
“Vajzat brenda bandave nuk mund t’i thonë jo abuzimit seksual. Brenda asaj bote bandash, vajzat janë në nivelin më të ulët dhe duhet të bëjnë çfarë u thuhet. Dhe kjo përfshin edhe marrëdhëniet seksuale”, deklaroi një zyrtar.
“Çdo individ, grup apo bandë që shfrytëzon fëmijët për abuzim seksual është e neveritshme. Ne dëshirojnë drejtësi për çdo viktimë të këtyre krimeve të tmerrshme”, deklaroi një zëdhënës i kryebashkiakut të Londrës.
“Kryebashkiaku është i qartë se Policia Metropolitane duhet të ndjekë provat kudo që të çojnë ato dhe ai do të vazhdojë të sigurojë që ajo të bëjë gjithçka që është e mundur për të luftuar të gjitha shfrytëzimet seksuale të fëmijëve në kryeqytet, duke përfshirë bandat e abuzimit seksual, për të ndërtuar një Londër më të sigurt për të gjithë”, shtoi ai.
Punonjësit socialë që kujdeseshin për të abuzuarat, sipas BBC shpjeguan se shumë prej atyre që shfrytëzoheshin vinin nga familje të shkatërruara ose kishin pasur prejardhje të tjera problematike si abuzimi, droga ose varfëria.
“Isha 15 vjeç. Më kalonin burra të ndryshëm çdo natë, ndonjëherë 10 ose 15 në muaj”, deklaroi një tjetër vajzë e abuzuar.
“Na jepnin vetëm pije, na jepnin drogë. Gjëja tjetër që mendoja ishte se thjesht isha në dhomën e gjumit me njërin prej tyre. Pastaj dilja. Mund të ishte edhe një tjetër. Pas kësaj mund të ishte edhe një tjetër. Ndonjëherë ishte vetëm një. Ndonjëherë mund të ishin tre. Dhe pastaj thjesht largoheshim”, tregon ajo.
“Nuk i mbaj mend emrat e tyre vërtet, por di vetëm që ishin nga Azia Jugore. Ata nuk donin asgjë tjetër përveç seksit”, tha ajo.
“Ata nuk donin asgjë tjetër përveç seksit. Isha e dëshpëruar dhe ata më jepnin gjëra të shtrenjta, kështu që ndihesha e dëshiruar dhe pastaj flija me ta. Ndihesha sikur kisha shumë të dashur që më kushtonin vëmendje. Ata ishin burra nga Azia Jugore që përfituan nga situata ime”, deklaroi një e abuzuar tjetër.


