Kukës
U kapën në flagrancë me lëndë narkotike dhe me armë të ftohta, në automjet, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabisi e ndarë në doza dhe 2 doreza metalike.
Nga kontrollet e vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë goditur një rast në fushën e narkotikëve dhe një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Në qytet, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. C. dhe pasagjer shtetasin A. D. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. D. iu gjetën sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në doza, me qëllim shitjen, ndërsa shtetasit A. C. iu gjetën 2 doreza metalike.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 22 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, të dy banues në Kukës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.