Më e përfolura në rrjetet sociale, kjo aktore turke mban ‘trofeun’

0
289

Telenovelat turke janë kthyer në një ‘virus’ për të gjithë botën. Si pasojë edhe aktoret turke klasifikohen ndër më të preferuarat.

Ato janë shumë të ndjekura në rrjete sociale duke arritur miliona fansa dhe pëlqime të shumta në fotot e videot që publikojnë.

Ndër aktoret më të ndjekura janë Hande Erçel dhe Demet Ozdemir, por një sondazh i fundit i bërë nga DigiLup ka arritur në përfundmin se aktorja më e përfolur është Ozge Gurel.

Janë monituar rrjetet sociale të aktoreve turke javët e fundit dhe kanë dalë në këtë rezultat, pasi aktorja ka marrë 403 mijë mesazhe ndërsa në vend të dytë është Hande Erçel me 260 mesazhe.

Kujtojmë që Ozge është bërë e njohur krah Can Yaman në serialin “Bay Yanlis”. l.k/abcnews.al