Liverpool po tenton të bindë Mohamed Salah për të nënshkruar një kontratë të re. Trajneri Jurgen Klopp e ka konfirmuar diçka të tillë, por ende nuk ka një marrëveshje.
Goal raporton se “The Reds” duan të nënshkruajnë një kontratë 4-vjeçare me Salah dhe i ofrojnë atij një pagë që do e bënte më të paguarin në historinë e klubit.
Bëhet fjalë për një ofertë që kap shifrën e 250 mijë sterlinave në javë. Te Liverpool janë të sigurt se do të arrijnë një marrëveshje dhe Salah.
Klubi anglez më parë ka rinovuar kontratat me Trent Alexander-Arnold, Fabinho, Alisson Becker dhe Virgil van Dijk, ndërkohë që ka një marrëveshjen edhe me kapitenin Jordan Henderson. / abcnews.al