Më jep 1 mijë euro”/ I kërcënonte me fotot personale në rrjete sociale, vihet në pranga 20-vjeçari

0
2

Një 20-vjeçar është vënë në pranga pasi mashtronte shtetas të ndryshëm duke u kërkuar nga 500 deri në 1000 euro, për të mos publikuar në rrjetet sociale fotot e tyre personale.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën kibernetike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Online Threat”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë.