Një i moshuar është larguar nga banesa e tij ne Divjake dhe nuk është kthyer më. Denoncimin e ka bërë vajza e tij e cila deklaron se babai I saj është larguar që më datë 5 qershor dhe nuk është kthyer më.
Sipas saj, 83-vjeçari vuante nga skleroza.
Njoftimi i policisë:
Divjakë
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë është bërë shpallja në kërkim policor e shtetasit P. P., 83 vjeç, banues në Divjakë, pasi vajza e tij, shtetasja I. G., ka deklaruar se babai i saj është larguar nga banesa që më datë 05.06.2022, dhe nuk është kthyer më. Sipas shtetases I. G., babai i saj vuan nga skleroza.
Shërbimet e policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.
Në rast se dikush ka informacion për shtetasin e lartëpërmendur telefononi në nr 112 ose në nr 0694118077