Një 54-vjeçare ka denoncuar zhdukjen e djalit të saj 25 vjeç në Komisariatin e Policisë së Tiranës.
Sipas informacioneve të policisë, i riu me iniciale S.E., prej dy vitesh jetonte dhe punonte në Tiranë. Sakaq ka nisur puna për gjetjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në ambientet e Komisariatit të Policisë Cërrik, ka bërë kallëzim shtetasja S. E., 54 vjeçe, banuese në Cerrik, se që prej datës 28.01.2023, ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin S. E., 25 vjeç, i cili prej 2 vjetësh jetonte dhe punonte në Tiranë. Vijon puna për gjetjen e shtetasit S. E.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.