“Më kanë marrë peng disa persona”, policia reagon pasi hyri në banesën në Astir: Nuk u konstatuan shenja të dukshme fizike

0
2

Policia e Tiranës ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen në zonën e Astirit pas denoncimit të Sajma Qordjas se ishte marrë peng dhe dhunuar nga disa persona.

Policia njofton se hapja e derës u bë në orës 14:10, nga Forcat “Renea”, pasi Qordja nuk pranonte që të hapte derën.

E reja tani ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor dhe nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve./vizionplus.tv