A2 CNN ka zbardhur dëshminë e Indrit Shaqes, të plagosurit në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj, i cili vrau dhe Arben Lleshin.
Në cilësinë e personit që ka dijeni për rethanat e ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit është pyetur i plagosuri Indrit Shaqja, i cili ka shpjeguar se ka qenë duke qëndruar në ambientet e dhomës duke gatuar.
Sipas tij, polici e ka thërritur dhe i ka thënë se e kërkojnë tek zgara e kollonës së sektorit. Indriti ka dalë dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjaca, i cili ka thënë që t’i thotë Arben Lleshit që të dalë në dritare tek zgara.
Ndërkohë, Sokoli është larguar në drejtim të daljes për ajrim, doli në korridor vetë dhe ndoqi me vrap Sokolin. Kur ka dalë jashtë, ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici, ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte në ajrim. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vras dhe ty. Sokoli më pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B.
Indrit Shaqja ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg, dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkruajtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë, me të njëjtën përmbajtje. “Do të paguajme 200 mijë euro, do të sigurojmë edhe helmin që ta kryesh vrasjen e Arben Lleshit. Nëse je dakord, na kthe përgjigje me letër”, lexohej në letrat e lëna në derën e të dënuarit të plagosur nga Sokol Mjacaj.
Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi, për të cilin deklaroi se ka dijeni gjithë burgu.
“Kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë-Krujë, ndërsa më pas i kam prishur për shkak të fesë.