Media shtetërore ruse ka akuzuar së fundmi një moderatore amerikane se tentoi që të shpërqendronte presidentin Vladimir Putin gjatë një forumi në Moskë. Hadley Gamble e CNBC ishte moderatorja e një sesioni në të cilin ishte i përfshirë edhe lideri rus, në një forum për energjinë në Moskë.
Pas intervistës me gazetaren, Putin u përball me një lumë kritikash për seksizëm pasi gjatë bisedës i tha Gamble se ishte “shumë e bukur për të kuptuar argumentet e tij”. Por tashmë, Vladimir Solovyov i cilësuar si një propagandist i Putin-it, përdori kanalin e tij televiziv “Rossiya 1” për të treguar sesi “moderatorja përpiqet që të shpërqendrojë liderin rus.”
Pamjet e publikuara fokusohen kryesisht tek këmbët e saj, veshja dhe gjestet ndërsa media shtetërore ruse shprehet se sjellja e saj ishte një “përpjekje e dështuar për t’i hequr mendjen 69-vjeçarit.”
Paraqitja e moderatores komentohet kështu nga rusët: “Duket se Hadley ishte përgatitur shumë për takimin me Putin. Sikur po bëhej gati për pasarelë. Për shembull kishte humbur disa kg dhe kishte veshur një fustan të shkurtër. Ajo i tregoi vizualisht këmbët e saj ndërsa mbante veshur një palë këpuce më takë 12 cm…”
Pamjet janë prerë nga rusët në momente specifike që e tregojnë moderatoren sikur po përpiqet të joshë Presidentin Putin. /abcnews.al/