“Më keni arrestuar kot”, 30-vjeçari mohon vrasjen e Prekë Tonajt në Shkodër: S’kam lidhje me ngjarjen

0
165

30-vjeçari Eduart Kësolla, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 47-vjeçarit Prek Tonaj në Shkodër, ka mohuar autorësinë e krimit.

Ai mësohet se se ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e hasmit të familjes.

“Më keni arrestuar kot, nuk kam lidhje me ngjarjen”, mësohet të ketë deklaruar ai para oficerëve gjatë marrjes së parë në pyetje.

Për të krijuar alibi, 30-vjeçari ka vijuar me tej duke thënë se mbrëmjen e së dielës nuk ka qenë fare pranë lokalit ku u vra Prek Tonaj.

Por nga ana tjetër grupi hetimor thotë se ka prova shkencore që e implikojnë atë në vrasjen që e implikojnë në vrasjen që dyshohet se ka si motiv gjakmarrjen.

Burimet thonë se për shkak të historisë së vjetër të hasmërisë mes fiseve Tonaj e Kësolla, banesa e 30-vjeçarit në lagjen “Grudë e Re” ka qenë ndër të parat që është kontrolluar.

Aty blutë nuk kanë gjetur armë, por Eduart Kësolla është shoqëruar për verifikime.

Analizat i kanë gjetur gjurmë baturi, çka provon se ai kishte bërë qitje me armë zjarri dhe forcon dyshimet e grupit hetimor se 30-vjeçari është pikërisht ekzekutori i Prekë Tonajt.

Mbi bazë të këtyre provave, Eduart Kësolla u vu në pranga me akuzën e vrasjes për gjakmarrje, ndërsa në vijim pritet të dalë para gjykatës së Shkodrës për tu njohur me akuzen dhe masën e sigurisë.

Krimi ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Grudë e Re.

Vrasësi sipas dëshmive hyri i vetëm në lokal dhe pasi u kërkoi personave të tjerë të largohen shkoi drejt Prek Tonajt duke i thënë: “Ti e di që na ke borxh!”

30-vjeçari, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re, është i biri i Pal Ksollës, i cili është vrarë në vitin 1996 nga një nga anëtarët e familjes Tonaj.