Më keq se Elbasani, Tirana, kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë

0
113
Processed with VSCOcam with h6 preset

Tirana renditet si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës.

Çmimet e larta të shtëpive në raport me të ardhurat, ndotja, fuqia e ulët blerëse, koha e qëndrimit në trafik, sistemi i pafavorshëm i kujdesit shëndetësor, janë disa nga treguesit që e bëjnë kryeqytetin shqiptar të pozicionohet keq në këtë renditje.

Në renditjen e re të vitit 2022, Tirana është në vendin e 229, në përkeqësim nga viti i mëparshëm kur ishte në pozicionin e 222. Kryeqyteti shqiptar renditet ndër të fundit në botë, nga 255 qytetet që janë marrë gjithsej në renditje.

Nga kryeqytetet e tjera të rajonit, Sarajeva e Bosnjë Hercegovinës renditet në vendin e 188, duke pasur pozicionimin më të mirë në Ballkan. Beogradi i Serbisë renditet në vendin e 206 dhe Shkupi i Maqedonisë së Veriut në pozicionin e 216.

Kosova dhe Mali i Zi mungojnë në këtë renditje.

Sipas shpjegimit të metodologjisë nga Numbeo, Indeksi i Cilësisë së Jetesës (sa më i lartë aq më mirë) është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të të jetuarit, që përdor një formulë empirike që merr në konsideratë treguesit e mëposhtëm:

-Indeksi i fuqisë blerëse (sa më i lartë aq më mirë është).  Tirana është në vendin e 122, ndër të fundit në Europë