Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një mësues në Poliçan pasi dyshohet se ka kërcënuar një nxënës të tij.
Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin E. Sh, 35 vjeç, (mësues), për veprën penale “Kanosja”.
Ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi D. L., 18 vjeç, (nxënës), i cili pretendon se është kanosur nga shtetasi E. Sh, për arsye se shtetasi E. Sh, dyshon se nxënësi e ka ofenduar në rrjetet sociale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.