“Më kërcënuan familjen”, dënohet në Britani çifti i trafikantëve shqiptarë, si policia ra në gjurmët e tyre! Përse 23-vjeçarja u detyrua të shkonte në Londër

0
80

Një çift shqiptarësh janë arrestuar në Londër ndërsa po qarkullonin me makinë të vjedhur, kokainë dhe karta identiteti false.

Bruno Banaj, 31 vjeç, i cili banonte në Wiverton Road, Londër, u deklarua fajtor për posedim droge, vjedhje dhe drejtim automjeti pa patentë, sipas medias së huaj.

Edhe bashkëshortja e tij, Deliona Banaj, 23 vjeçe, e cila nuk ka një adresë, u deklarua fajtore pasi u akuzua për posedim dokumentesh identiteti false dhe marrjen e një automjeti pa leje

Çifti u dënua në Ipsëich më 15 mars, ndërsa rasnë në prangat e policisë më 2 janar, kur pronari denoncoi rastin. Deliona Banaj, e cila u burgos për tetë muaj, kishte një letërnjoftim të falsifikuar slloven dhe iu gjetën qese me kokainë në xhepin e xhaketës.

Burri i saj pranoi se kokaina ishte e tij dhe se do ta shiste në disa zona të Essex.

Të premten, mbrojtja tha se 31-vjeçari kishte shkuar në Britaninë e Madhe si emigrant pasi u përball me probleme borxhi në Shqipëri.

Pasi jetoi për një periudhë në Londër, ai nuk mundi të gjente një punë dhe të paguante borxhin dhe se personi që pagoi vizën e tij kërcënoi familjen e tij nëse paratë nuk i ktheheshin.

31-vjeçarit iu dha si alternativë shitja e kokainës në Essex dhe iu dha një makinë. Pas kësaj, gruaja e tij Deliona vendosi të shkonte në Britaninë e Madhe, por në dëshminë e saj ajo pranoi se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar me një licencë të rreme nga Sllovenia.

Çifti ishte deklaruar i pafajshëm gjatë një seance të mëparshme në gjykatën e magjistraturës, por ndryshuan deklarimin e tyre.
31-vjeçari u dënua me 27 muaj burg dhe sipas rregullave të Home Office, çdo dënim me burg mbi 12 muaj, për një shtetas jo britanik, do të dëbohet automatikisht.

Deliona Banaj, u dënua me tetë muaj burg dhe i takon Ministrisë së Brendshme të shqyrtojë nëse ajo do të lejohet të qëndrojë në Britani.

 

Top Channel