“Më kërcënuan familjen”, gjykata dënon me 1 vit burg shqiptarin që punonte në “shtëpinë e barit” në Britani

0
116

Mediat britanike raportojnë se një shqiptar kishte shkuar në Angli në mënyrë ilegale dhe se kishte paguar 10 mijë paund për transportin, është dënuar me burg. Bëhet fjalë për Flamur Dedjan.

Gjykata britanike ka dënuar me 1 vit burg një shqiptar i cili u kap duke u kujdesur për bimët e kanabisit në një shtëpi bari në Angli.

Kur mbërriti në Britani, Dedjani u punësua si piktor por për shkak se nuk shlyente dot borxhin prej 10 mijë paundësh, u detyra të punonte si ‘kopshtar’ në një shtëpi bari.

Prokurorja Jemima Stephenson tha se pas një njoftimi, policia bastisi pronën më 5 prill, duke detyruar hyrjen dhe gjetjen e Dedja brenda. Ata gjetën 71 bimë në tre dhoma me një vlerë totale të vlerësuar deri në 39,000 £.

31-vjeçari tha para drejtësisë britanike se lejohej të dilte nga prona çdo dy javë për të blerë ushqim dhe se paguhej 100 paund çdo tre muaj.

Ai tha se banda kriminale i mori pasaportën, dhe se e kërcënonte  se do t’i  dëmtonte familjen e tij në Shqipëri nëse ai nuk do  bashkëpunonte me ata.