
Është mësuar data e duetit mes vëllezërve, Mozzik dhe Getinjo.
Mozzik dhe Getinjo janë dy emra shumë të suksesshëm të industrisë së muzikës, të cilët njëherësh janë edhe vëllezër, shkruan lajmi.net.
Dy artistët ka kohë që e kishin lënë të hapur mundësinë për një duet, ndërsa pritjes së fansave të tyre po i vjen fundi.
Me anë të një postimi në Instagram, Mozzik bëri të ditur se dueti me titull “El Chapo”, në bashkëpunim me Getinjon do të publikohet më 11 dhjetor.
Producent i kësaj kënge është Rzon Music, ndërsa videoklipi është punuar nga Entermedia.
“EL CHAPO ????
ft. @getinjo ???
11 Dhjetor ? “, shkruan Mozzik në postim.
Ai po ashtu ka shkëputur edhe disa fotografi nga videoklipi me Getinjon, ku të dy vëllezërit i shohim të veshur njësoj. /Lajmi.net/
