“Me Kombëtaren luaj futboll ashtu siç kam qejf”, Broja: Jam gati për Europianin, bukur kur luajmë kundër ekipeve të forta

0
52

Sulmuesi Armando Broja realizoi golin e parë për Shqipërinë në miqësoren e fituar me shifrat 3-0 kundër Lihtenshtejnit.

Ai u shpreh i lumtur për paraqitjen si dhe për faktin që janë gati për Europianin.

“Gjërat tek klubi nuk shkojnë gjithmonë si do ti por zgjedhjen trajneri ai e ka në dorë.

Kur vij këtu më jep emocion tjetër dhe kur bashkohemi me çunat është një gjë e bukur, mund të luaj futbollin ashtu siç e kam qejf unë edhe futboll të bukur.

Jam gjithmonë gati, qëkur kam qenë djalë i vogël.

Unë jap maksimumin, jam këtu për të ndihmuar ekipin me gola me asiste dhe të bëj punën time se sulmues jam që të bëj diferencën, për këtë rëndësi jam këtu, ishalla do zoti që të bëj sa më mirë për Kombëtaren.

Tek ana fizike jam shumë mirë, kam punuar shumë për të qenë në formë maksimale, jam kthyer si përpara dëmtimit.

Jam shumë mirë dhe ishalla mundem, kam pasur qejf të luaja edhe më shumë sot, por trajneri e di që të shoh edhe lojtarët e tjerë.

Më ka pëlqyer shumë sot të isha në fushë.

Kam qenë gati 2 vjet jashtë Kombëtrares për shkak dëmtimit, e njohim mirë njëri tjetrin ne çunat dhe shkojmë mirë të gjithë bashkë, rrimë bashkë dhe jashtë stërvitjes, trajneri na ka bashkuar si ekip.

Luajmë edhe për tifozët, më kanë dhënë një dashuri të madhe kur vij këtu dhe i falenderoj shumë që të gjithë shqiptarët për besimin që kanë tek unë.

Të gjithë lojtarët këtu kanë luajtur kundër ekipeve të forta, kjo është e bukura kur luajmë kundër të fortave.

Kemi punuar fort dhe e dimë që nuk është rehat, por jemi përgatitur shumë mirë, varet gjithçka nga ndeshja, është vetëm 90 minuta dhe jam gati për gjithë rastet që më dalin përpara”, deklaroi Broja për “Super Sport”.