“Më mungon vetja ime”, Me videon e këmbës së thyer, Enca na tregoi si po i kalon ditët e vështira pas aksidentit

0
203

Vetëm katër ditë më parë, këngëtarja Enca Haxhia merakosi ndjekësit e saj në rrjete sociale pasi publikoi foto të sajat me paterica duke treguar se kishte thyer këmbën.

Përveç thyerjes, ajo kishte bërë edhe një operacion të vështirë dhe tashmë po mundohej të mblidhte energjitë për t’u rikuperuar sa më shpejt.

“Jeta na sjell te papritura dhe sfida qe as nuk i kishim cuar neper mend, cfare mund te bejme ne,eshte ti perballojme si Kampiona ?? 1 thyerje kembe & 1 operacion me vone, ja ku jam si KingEnca ? Grateful and blessed for my life , dhe me suportin tuaj emocional e di qe cdo gje do kaloje me lehtshem ??❤️?”- shkroi Enca krahas postimit, duke u përpjekur t’i japë një mesazh kurajues fansave të saj.

 

Por, këto ditë sigurisht që s’kanë qenë aspak të lehta për këngëtaren, të cilën e ka marrë malli për veten e saj.

Sot, Enca ka gjetur kohën të lyhet, të krihet e të kujdeset për veten, ndërsa këtë moment e ka ndarë me ndjekësit e saj.

Video Player

00:00
00:12

Më tej, këngëtarja na ka treguar këmbën e fashuar e cila e ka mbyllur në shtëpi, mirëpo fatmirësisht ajo ka nisur të shërohet pasi tashmë Enca të paktën mund të lëvizë gishtat e saj.

Video Player

00:00
00:09

As sot Enca s’mund t’i linte këto video pa një mesazh motivimi, duke iu drejtuar të gjithë atyre që po kalojnë një moment të vështirë në jetë me fjalët:

“Kjo video është për të gjithë ju që ndjeheni sikur po kaloni një ditë të keqe. Doja vetëm t’ju thoja dhe t’ju kujtoja që ditët e këqija nuk zgjasin përgjithmonë. Kështu që, edhe kjo si çdo gjë tjetër do kalojë.”- shprehet ajo, teksa duket plot energji të mira për ta përballuar këtë sfidë.

icon style