Më në fund/ Pas 100 ditësh makthi “shuhet” zyrtarisht vullkani në Spanjë

0
135

Pas 100 ditësh makthi shkencëtarët  shpallën zyrtarisht fundin e shpërthimit të vullkanit La Palma, sot, 25 dhjetor.

Pas shpërthimit të tij më 19 shtator, vullkani u qetësua  më 13 dhjetor, por autoritetet, që të  mos u jepnin shpresa të rreme banorëve, pritën ditën e Krishtlindjes për të shpallur shuarjen e vullkanit.

“Ajo që dua të them sot mund të thuhet me tre fjalë: shpërthimi ka mbaruar,” tha shefi i sigurisë në Ishujt Kanarie, Julio Pereth në një konferencë shtypi.

Gjatë shpërthimit, llava “gëlltiti” shtëpi, kisha dhe plantacione bananesh që përbëjnë gjysmën e ekonomisë së ishullit. Megjithatë, nuk u shënua asnjë viktimë nga vullkani.

Maria Jose Blanco, drejtore e Institutit Kombëtar Gjeografik të Kanarie, tha se të gjitha indikacionet tregojnë se vullkani është çaktivizuar.

Megjithatë, ai nuk përjashtoi aktivizimin e tij në të ardhmen.