Nuk është nxjerrë ende nga humnera ku ra mbrëmjen e djeshme, turisti polak në kanionet e Gjipesë.
Burime bëjnë me dije se këtë mëngjes ka rinisur operacioni për shpëtimin e tij, që duket se po has në vështirësi për shkak të terrenit të thyer.
Punonjësit e zjarrfikëses dhe policisë kanë qenë në zonë dhe gjatë natës, por e kanë pasur të vështirë transportimin e turistit.
Ndërkohë që sot kanë shkuar dhe një punonjës i shëndetësisë pasi polaku ka dëmtime në të gjithë trupin si dhe një këmbë te thyer.
Ai ka ngecur në një greminë të ngushtë në 50 m dhe kjo e bënë më te vështirë punën për transportimin e tij.
Në këtë kanion kanë qenë dy turistë polakë duke eksploruar, njëri është në gjëndje të mirë shëndetësore.