Më pak azilkërkues në Shqipëri/ Në vitin 2020 vetëm 2.232 aplikime, 423 morën shtetësinë shqiptare, 513 e lanë

0
155

Gjatë vitit të pandemisë rezulton se 423 të huaj kanë marrë shtetësinë shqiptare përkundrejt 513 që e kanë lënë përfundimisht. Sipas INSTAT situata me koronavirusin ka përgjysmuar kërkesat e të huajve për azil në vendin tonë, shumica e të cilëve vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.Pandemia ka reduktuar ndjeshëm numrin e azilkërkuesve në Shqipëri gjatë vitit 2020.Në publikimin më të fundit, INSTAT raporton se në vitin që lamë pas janë vetëm 2 mijë e 232 azilkërkues me një rënie prej 66% krahasuar me një vit më parë.

Duke analizuar origjinën e shtetasve që kanë kërkuar të jetojnë dhe punojnë në vendin tonë rezulton se shumicën e rasteve e përbëjnë ata nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

INSTAT raporton se në tremujorin e parë kanë aplikuar 2158 persona, ndërkohë që në nëntë muajt e tjerë të vitit janë regjistruar vetëm 74 kërkesa për azil.

Megjithatë, në vitin e pandemisë kanë arritur të marrin statusin e refugjatit dhe mbrojtjes vetëm 4 persona, të gjithë nga Siria.