Më pak bebe në Elbasan, ekspertët: Kushtet ekonomike, faktori kryesor

0
132

Për herë të parë që nga 1923 vendi ynë sipas INSTAT nuk ka pësuar rritje natyrore në vitin 2021, pasi vdekjet ishin më të mëdha sesa lindjet. Elbasani duket se është një ndër qarqet më të prekura nga niveli i ulët i lindshmërisë ndërsa ekspertët thonë se shkaku kryesor është varfëria.

Kjo tabelë tregon numrin e lindjeve në qarkun e Elbasanit në 6 vitet e fundit.

Siç mund të shihet qartë prej vitit 2016 në këtë qark janë 885 fëmijë më pak.

Lindjet në Qarkun e Elbasanit

2016 –  3.287

2017-   2.996

2018-   2.927

2019-   2.768

2020 –  2.709

2021-   2.402

Viti 2021 shënoi dhe tkurrjen e ndjeshme të popullsisë pasi numri i vdekjeve ishte më i lartë sesa ai i lindjeve, përkatësisht 2.875 persona vdiqën në Elbasan, dhe 2.402 lindën.

Shifrat janë shqetësuese. Sipas mjekes  gjinekologe Albana Oga faktorë kryesorë janë kushtet socio-ekonomike.

“Rastet e aborteve me dëshirë  ka raste patjetër, janë përsëri kushtet ekonomike që i çojnë shpesh çiftet që kanë dy ose më shumë fëmijë që të bëjnë ndërprerje të shtatzanisë. Duke mos pasur kushtet ekonomike për të mbajtur më shumë fëmijë një fakt është ky.

Nuk kanë munguar as rastet e abortit, i cili vijon të jetë i përhapur.

“Ekzistojnë dhe abortet selektive por shumë më pak se më përpara. Shumë rrallë tani çiftet dëshirojnë që të bëjnë ndërprerje të shtatzanisë bazuar tek seksi i fëmijës. Këto aborte  janë shumë të rralla për këtë arsye”. 

Pak kohë më parë INSTAT raportoi se për herë të parë që nga viti 1923, kur nisi të matej popullsia e vendit, Shqipëria nuk pësoi shtesë natyrore në vitin 2021 për shkak se vdekjet ishin më të larta se lindjet.

oratv

Më pak bebe në Elbasan, ekspertët: Kushtet ekonomike, faktori