Luhatjet e temperaturave gjatë keture dy muajve në Qarkun e Elbasanit nuk dëmtuan vetëm vreshtarinë dhe kultura të ndryshme buqësore por edhe blektarinë. Të shumtë janë ata bletë rritës të zonës së Gramshit, Librazhdit, Prrenjasit dhe të Elbasanit që kanë patur dëmtime të bletëve gjatë këtyre ditëve. Fatmirësisht situata është më e mirë në bashkitë e tjera të cilat kanë terren më të favorizuar nga moti. Në bashkinë Belsh bletërritësit shprehen se këto muaj për ta nuk ka pasur probleme nga i ftohti.