“Më pëlqen të ha në dush”, çuditen fansat me veprimin e aktores

0
117

Aktorja e njohur ka shkaktuar jo pak bujë në rrjetet sociale, pas një videoje ku thoshte se i pëlqen të hajë në dush.Jessica Biel deklaroi përmes një postimi në Instagram se ka një zakon të vjetër: Të ngrënit teksa lahet në dush: “Ndoshta jo shumëkush e di, por mua më pëlqen të ha në dush,”. Më pas, ajo renditi ushqimet dhe pijet e preferuara që zgjedh të konsumojë gjatë këtij procesi dhe lista përfshin ngrënien e drithërave, kosit, kokoshkave, si edhe pirjen e kafesë dhe çajit.

Pasi i la shumë ndjekës të çuditur me deklaratën e saj, Jesicca zgjodhi të postojë një tjetër video shpjeguese në TikTok, ku rendiste të gjitha motivet e këtij zakoni disi të çuditshëm.

“Të gjitha pyetjet tuaja për ngrënien time në dush, më në fund morën përgjigje,” theksoi aktorja.

“Jam shumë e emocionuar që të gjithë jeni kaq të interesuar. Në fakt, unë dua të filloj një lëvizje, atë të të ngrënit në dush…Mendoj se njerëzit mund të bëjnë shumë gjëra njëherësh dhe ky ritual do të jetë një lehtësim i madh në shumë mënyra,” shtoi ajo.

“Rregullat e mia të ngrënies duke bërë dush…Si fillim, më duhet një vend i dobishëm, si parvazi i dritares për të vendosur filxhanin e kafesë apo çajit, tasin e kosit dhe gjithçka tjetër që doni. Më pëlqen që të pi një gllënjkë ose të konsumoj një kafshatë teksa lahem…Është kaq e thjeshtë! Edhe ju mund ta bëni këtë,” vijoi Biel.

I vetmi problem në këtë proces sipas aktores, është përtypja, pasi duhet mbajtur goja mbyllur teksa përtypeni dhe laheni njëkohësisht.

“Kjo është këshilla ime që të mos e lini ujin të futet në gojë, teksa shijoni ushqimin apo pijen e preferuar,”, përfundoi artistja.

Ndjekësit e Biel nuk i kursyen komentet në TikTok. Disa e vinin në lojë për zakonin e çuditshëm, e të tjerë e falënderonin.

“Faleminderit për këtë ide gjeniale!” shtoi dikush.

“Shoqja ime gjithmonë i ushqente fëmijët e saj në vaskë,” tha një përdorues tjetër i TikTok.