Ky është momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja. Çyrbja shfaqet me pranga në duar dhe kokën e ulur, teksa shoqërohet nga dy efektivë të policisë.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, ka rezultuar se Çyrbja ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror.
Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha ndodhen në Gjykatën e Posaçme, ku do të verifikohet masa e sigurisë për ta.
Ish-ligjvënësi dhe Masha, i cili rezulton të jetë kunati i vëllait të tij u arrestuan mbrëmjen e 20 tetorit 2024 me urdhër të SPAK, ndërsa sot gjyqtari Erjon Bani do bëjë vlerësimin e masave të sigurisë “arrest në burg” vendosur ndaj tyre.
Seanca ndaj Çyrbjes dhe Mashës u ndërpre pak pasi nisi, me kërkesë të avokatëve për t’u njohur me aktet e dosjes.
Të hënën, Prokuroria e Posaçme dha detaje të hollësishme mbi akuzat që rëndojnë ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste. Sipas SPAK, në këmbim të votave në zonë, Çyrbja i siguronte Altin Hajrit, person i shpallur në kërkim, informacione për të shmangur kapjen e tij.