Mbërrin në gjykatën e Korçës, autori i vrasjes së 52 vjeçares Kozeta Teço në Pogradec.
Nën masa të rrepta sigurie dhe me pranga në duar, Ilirjan Selmani është sjellë në gjykatë, ndërsa do të dalë para togave të zeza për masën e sigurisë, e caktuar të zhvillohet në orën 12:00.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 korrik. ku Teç u vra në apartamentin e saj dhe më pas për të fshirë gjurmët e krimit, banesës i është vënë zjarri.
Fillimisht, policia njoftoi se Kozeta Teço u gjet pajetë në apartamentin ku jetonte e vetme si pasojë e asfiksisë nga tymi.
Por ngjarja mori një rrjedhë tjetër pasi burime nga grupi hetimor i thanë Abc News se dyshonin për një ngjarje kriminale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë konstatuan shenja mbytjeje dhe dëmtime me mjete prerëse.
Policia dyshoi për 31-vjeçarin Ilirjan Selman inga Pogradeci, cili ka patur lidhje intime me viktimën. Ai nuk e ka pranuar krimin./abcnews.al