Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha i është përgjigjur në mënyrë të pazakontë njerëzve që e pyesin për peshën e saj.
Ajo ka publikuar në Instagram një video e veshur vetëm me bikini, ku vë në pah të pasmet e saja.
“Sa është pesha ime? Nuk është punë e juaja, sepse jam bushtër e keqe pa marr parasysh peshën time. Por le ta normalizojmë, 74 kilogram”, thuhet në videon e Bebës.
Kujtojmë që këngëtarja shpeshherë është kritikuar për peshën e saj, prandaj ajo ka zgjedhur që të reagojë një herë e mirë./abcnews.al