Gjykata greke vendosi sot të lejë në paraburgim shqiptarin Kastriot Cenko që akuzohet se vrau bashkëshorten e tij Alba Cenko duke e goditur me çekiç dhe mbytur më pas.
Ai pranoi vrasjen e bashkëshortes Alba Cenko, duke thënë se “donte të kthehej pas në kohë”.
“Gjatë kërkimit të faljes për krimin në familje që bëri në mënyrë brutale në Ampelokipi ditë më parë, i akuzuari u shfaq i shkatërruar dhe qante vazhdimisht”, shkruhet në artikull.
Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij për vrasjen e 32-vjeçares në Ampelokipi të Greqisë.
Autori, i cili u dorëzua në Polici shtatë ditë pas krimit, pasi kishte fshehur trupin në papafingo, përsëriti në gjykatë se në nuk kishte planifikuar të vriste gruan e tij.
Ai tha se në momentin e aktit ishte në gjendje jo të mirë psikologjike.
“Më pushtoi paniku kur kuptova që ajo kishte vdekur”, ka thënë Cenko.
I akuzuari sipas dëshmisë së tij ka tentuar ta ringjallë viktimën pas goditjes, por kur e kuptoi se ajo kishte vdekur, atë e zuri paniku dhe vendosi të fshihte trupin dhe të shtirej si viktima përmes mesazheve.
Top Channel