Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit finalizoi së fundmi 3 operacione për kapjen e shtetasve me rrezikshmëri, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë italiane dhe ata të Policisë suedeze, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 22”, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit:
-Ylli Zherri alias Ylli Gjuci 32 vjeç, i lindur në Mamurras. Ai u kap në Mamurras, pasi Gjykata e Vareses në Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
Po ashtu u arrestuar në Shkodër shtetasja Lumnije Freskina alias Lumnije Danaj 60 vjeçe. Ajo u kap në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
Personi i tretë i arrestuar është shtetasi suedez Ahmad Farhan 37 vjeç. Gjykata e Orebros në Suedi, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Kanosja serioze për vrasje”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Itali dhe në Suedi, për të finalizuar procedurat e ekstradimit të këtyre shtetasve. (A2 Televizion)