“Me shkelma e me grushta”, i riu nga Elbasani: Si më dhunuan policët

0
171

I riu Amarildo Hoxha nga Elbasani i cili pretendon se është dhunuar nga policët 2 ditë më parë ka treguar sipas tij se si ka ndodhur ngjarja.

Hoxha tha se po udhëtonte me mjetin e tij tip “Furgon” nga Fieri në drejtim të Elbasanit ndërsa është ndaluar nga një postbllok poilicie i komisariatit të policisë Lushnje. Sipas tij dy efektivët e policisë e kanë dhunuar fizikisht pasi ky i fundit në momentin e ndalimit ishte duke filmuar me telefonin e tij.

Vija nga Fieri, këtu ishin policët, nxorën tabelën dhe më thanë hap krahun, më jep patentën, lejen e qarkullimit. Të gjitha dokumentet e mjetit ia dhashë.  Në kroskot të makinës kisha telefonin, që po dëgjoja muzikë dhe po bëja(video) live nga Fieri aty. Polici e pa atë (telefonin) dhe tha: “Do më heqësh nga puna mua ti” dhe filloi me të ofenduar, me të sharë. “Ma jep telefonin” tha, para se të godiste. Unë nuk ia dhashë telefonin, ai filloi të më godiste (xhamin e kisha të hapur) në kokë bam bam këtu dhe në sy. Hapi derën me zor, më shqeu dhe bluzën, kemi pamje për këtë. Mori telefonin dhe më binte me telefon në kokë dhe më shante. Tjetri erdhi me vrap të mbante atë policin pse më godite mua: “Çfarë  ka tha.” ‘Me video do më heqë nga puna”, th ai dhe vetëm godiste. Më mori dhe zvarrë dhe më ka goditur deri atje te tabela bam me shkelma, sepse nuk i hipa në furgon. Më hipi lart në furgon, më kyçi, mori makinën  time dhe iku”, ka deklaruar mes të tjerash i riu.