Me shpejtësi, të dehur dhe pa rrip sigurimi, 18 shoferë të arrestuar në një muaj në Elbasan

0
71

Policia Rrugore e Elbasanit e pranishme ??/?, në të gjitha akset rrugore të qarkut ?️, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore ?.

Kontrollet intensive dhe monitorimi i vazhdueshëm në të gjitha akset e qarkut, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës ?,? rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse, si edhe ? intensifikimin e masave kundër çdo shkeljeje ❌

Si rezultat, gjatë muajit maj ✅ janë arrestuar në flagrancë 18 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente gjatë këtij muaji ✅ janë vendosur 8815 masa administrative, të ndara konkretisht:

 

 

✔4521 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔568 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
✔720 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
✔156 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
✔38 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
✔1350 për parakalime të gabuara;
✔320 për parkime të gabuara;
✔1142 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia e Rrugore e DVP Elbasan apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.