Më shumë efektivë sesa protestues, policia u “zë pritë” qytetarëve gjatë marshimit në “Rrugën e Durrësit

0
123

Protestuesit të cilët e nisën protestën e tyre para godinës së kryeministrisë, janë zhvendosur tashmë duke vijuar në sheshin “Skënderbej” dhe më pas në “Rrugën e Durrësit”. Vihet re se numri i efektivëve të policisë është tepër i lartë, madje më i lartë sesa vetë ai i protestuesve që po marshojnë në “Rrugën e Durrësit” duke u drejtuar drejt bulevardit “Zogu i Zi”.

Ka patur një përpjekje të policisë për të ndaluar marshimin e protestuesve në mënyrë që mos të bllokohej qarkullimi por nuk ka rezultuar me sukses pasi qytetarët kanë çarë kordonin dhe kanë vazhduar marshimin.