Më shumë hapësira për publikun. Kush do i menaxhojë plazhet sezonin e ri? Hapen aplikimet në E-Albania

0
27

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro njoftoi përmes rrjeteve sociale hapjen e aplikimit në E-Albania për menaxhimin e stacioneve të plazhit për sezonin e ri turistik.

Risi për sezonin e ri do të jetë aplikimi vetëm nga strukturat akomoduese që ndodhen në vijën e parë të plazhit apo në afërsi.

“Sezoni veror 2025 nis që sot. Hapet sistemi online në E-Albania për menaxhimin e stacioneve të plazhit për subjektet me struktura akomoduese pranë plazheve, sipas kritereve ligjore të përcaktuara. Ky vit vjen me një ndryshim të madh, ku vetëm strukturat hoteliere mund të menaxhojnë përkohësisht parcelat e plazheve”, është shprehur Kumbaro.

Procesi i aplikimit do të kryhet në përputhje me rregulloren e re “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë si stacion plazhi” dhe do të zgjasë 30 ditë.

Përmes këtij vendimi, ministrja njofton se do të lirohen shumë më tepër hapësira, stacione plazhi për publikun, por të cilat do të menaxhohen, do të mirëmbahen nga bashkitë.