
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 38 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen R. T., 50 vjeçe, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, në tejkalim të lejes së dhënë nga organet kompetente.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për shtrimin në spitalin Psikiatrik të shtetasve M. S., 53 vjeç dhe Ç. S., 51 vjeç (vëllezër).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
