Me veshje ushtarake, i rrethuar nga policë/ Momenti kur arrestohet vrasësi 33-vjeçar, ekzekutoi me armë zjarri shokun pas sherrit në Tropojë

0
61

Vrasësi i Artur Dautit, 33-vjeçari Floridan Mulaj u arrestua sot në bjeshkët e fshatit Markaj të Tropojës pas dy ditëve arrati.

33-vjeçari po fshihej në një banesë të braktisur në bjeshkët e fshatit Markaj, pas ekzekutimit të 39-vjeçarit.

“Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan. Strukturat operacionale të DVP Kukës dhe ato të Komisariatit të Policisë Tropojë, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Bajram Curri.
33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj. Shtetasi F. M., dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A. D., 39 vjeç. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, sipas policisë

Si ndodhi vrasja?

Të dy kanë qenë duke konsumuar alkool për një kohë të gjatë në një lokal që shërbente brenda një fabrike gështenje në Tropojë.

Pas pijes e sipër autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri tjetrin ku Mulaj ka shkuar në shtëpi e ka marrë armën e zjarrit e më pas ka shtënë në drejtim të viktimës disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

 

Top Channel