“Medea” gjermane, si i vrau nëna 5 fëmijët e saj duke kursyer vetëm të madhin

0
283

Pesë fëmijë u gjetën pa shenja jete në Gjermani një ditë më parë. Policia ka dyshime të forta se ata u helmuan nga nëna e tyre 27-vjeçare, e cila më pas tentoi që të kryente vetëvrasje.

E reja kishte gjashtë fëmijë dhe sipas policisë shpëtoi vetëm fëmijën më të madh të sajin, shkruan abcnews.al.

Trupat e të vegjëlve janë zbuluar në një kompleks apartamentesh në Solingen, 20 milje nga Cologne më Gjermaninë lindore

Sipas Bild, nëna 27-vjeçare e tyre dyshohet që t’u ketë marrë jetën dhe më pas është hedhur përpara një treni. Mediat gjermane po e krahasojnë atë me Medean, një figurë e mitologjisë greke që vrau fëmijët e saj.

Pas tentativës, ajo ka arritur që të mbijetojë por me plagë serioze.

Fëmijët raportohet të kenë qenë të moshës një, dy, tre, gjashtë dhe tetë vjeçare, ndërsa njëri që ishte 11-vjeç ka dalë i palënduar.

Më e vogla mes viktimave ishte 18-muajshe ndërsa 11-vjeçari ndodhet nën kujdesin e të afërmve. s.b/abcnews.al/