Selamet Mehmetaj, i riu shqiptar i cili ka qenë kryefjala e mediave botërore pas kamerës së fshehtë të Daily Mail, ka dhënë intervistën e parë, ku tregoi gjithë të vërtetat e tij.
I njohur ndryshe si “Djalli Shqiptar” dhe “Baroni tropojan i drogës”, 28-vjeçari zgjodhi të prononcohet ekskluzivisht për moderatoren Ester Bylyku në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.
Ester Bylyku: Ajo që ka tërhequr vëmendjen, ka qenë makina jote, e cila kushton 50 mijë paundë. Si ke arritur ta blesh këtë makinë?
Elamet Mehmetaj: Është e vërtetë. Kam thënë që e kam, nuk po e mohoj, e kam sepse kam punuar shumë për atë makinë. Nuk është e njëjta vlerë sikur e blen të re, pas disa vitesh i ka rënë vlera. Unë nuk kam mundur ta blej të gjithë makinën direkt, se ku t`i marr 50 mijë paundë se janë shumë. Por si çdo shqiptar normal edhe unë kam marrë kredi ta blej atë makinë. Kam ende 20 mije kredi pa paguar.