jë megaoperacion antidrogë ka ndodhur pak pas mesnatës së 8 shtatorit në Qarkun e Elbasanit.
Mësohet se bëhet fjalë për 30 masa sigurie të ekzekutuara nga 39 në total të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan.
Të akuzuarit vepronin edhe në grupe të vogla, por edhe vetëm. Ata shpërndanin lëndët narkotike pranë shkollave, lokaleve e më gjerë.
Megaoperacioni erdhi pas një viti hetime dhe përgjime nga policia dhe prokuroria e Elbasanit. Po ashtu, policë të infiltruar kanë blerë drogë te disa prej të akuzuarve, gjatë periudhës së hetimeve.
Gjatë operacionit janë sekuestruar nga policia të paktën 3 armë zjarri kallashnikovë, pistoleta, dhe sasi të konsiderueshme drogërash të ndryshme.
Aksioni i befasishëm për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike është zhvilluar në qytetet Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cerrik, Belsh dhe Elbasan.