Meghan Markle paditet nga e motra

0
130

Meghan Markle është paditur nga motra e saj, Samantha Markle për 75 mijë dollarë nën akuzën se ka gënjyer gjatë intervistës me Oprah Winfrey.

Samantha pretendon se Dukesha e Sussex-it nisi “fushatë të paramenduar” për të shkatërruar reputacionin e saj.

Ajo gjithashtu pretendon se Meghan ka gënjyer kur tha se në moshën 13 vjeçare duhet të bënte punë me paga të ulëta për t’ia dalë mbanë.

E motra pretendon se dukesha, nënë e dy fëmijëve nuk ka punuar kurrë për të paguar universitetin.

Image

Ajo thotë se babai i tyre, Thomas Markle, pagoi që Meghan të ndiqte “shkolla private elitare dhe të shtrenjta”.

Çështja e shpifjes është beteja e fundit gjyqësore në të cilën gjendet Meghan dhe një tjetër grindje publike me familjen e saj.

Image

Samantha thuhet se akuzoi Meghan se ka ndikuar negativisht në shitjet e autobiografisë së saj, duke e penguar atë të gjejë punë dhe duke i shkaktuar shqetësime emocionale dhe mendore.

© SYRI.net