Meksika goditet nga një tërmet i fuqishëm, ka të vdekur

0
176

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Meksikën jug-perëndimore pranë vendpushimit të plazhit Acapulco, duke vrarë të paktën një person i cili u shtyp nga një shtyllë që ra. Tërmeti raportohet se  shkaktoi rënie shkëmbinjsh dhe dëmtime të ndërtesave.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS) tha se një tërmet me magnitudë 7.0 goditi 11 milje (18 km) në verilindje të Acapulco, Guerrero, në orët e para të së mërkurës duke bërë që njerëzit të vraponin nëpër rrugët e zonës për të shpëtuar nga ndërtesat që shembeshin.

Tërmeti tronditi kodrat përreth vendpushimit, duke rrëzuar pemë dhe duke hedhur gurë të mëdhenj në rrugë.

“Ne dëgjuam zhurmë të madhe nga ndërtesa, zhurmë nga dritaret, gjërat ranë brenda shtëpisë, energjia u fik,” tha Sergio Flores, një banor i Acapulco për Associated Press me telefon.

“Ne dëgjuam ujë që rrjedh, uji doli nga pishina dhe dëgjuam njerëz që ulërinin, njerëz shumë nervozë.”

USGS tha se tërmeti në orët e para të së Mërkurës ishte shumë i cekët në vetëm 7.8 milje (12.5km) nën sipërfaqe./abcnews.al/