Meksikë, 9 persona u vranë në dy sulme ndaj kandidatëve për zgjedhjet lokale

0
65

Nëntë persona u vranë në dy sulme ndaj kandidatëve në zgjedhjet lokale të 2 qershorit në Chiapas, në jug të Meksikës, njoftoi mbrëmjen e së dielës zyra e prokurorit në rajonin e njohur për krimin e organizuar. Sipas njoftimit, njëri nga dy kandidatët është plagosur në sulmet e ndodhura.

Chiapas prej disa ditësh është shënjestër e sulmeve ndaj kandidatëve për zgjedhjet komunale. Që nga shtatori, të paktën 28 ​​kandidatë për poste lokale janë vrarë në të gjithë Meksikën, sipas shifrave të fundit nga OJQ Data Civica. Dhuna prek të gjitha partitë dhe atë në pushtet, si dhe koalicionet opozitare.

Kartelet e drogës dhe bandat e krimit të organizuar duan të “imponojnë kandidatë” në zgjedhje, tha një prokuror lokal për AFP së fundmi.

Më 2 qershor, Meksika po përgatitet të organizojë zgjedhjet më të mëdha në historinë e saj – presidenciale, parlamentare dhe lokale./abcnews.al