Melania rrëfen takimin e parë me Donald Trump: Ishte i shoqëruar nga një grua tjetër, por më kërkoi numrin e telefonit

0
41

Ne librin e ri, Melania Trump kujtoi takimin e saj të parë me Donald Trump, teksa rrefeu se ai ishte në një takim me një grua tjetër kur e pa dhe filloi të flirtonte me të.

Melania shpjegoi në libër se ishte në një festë të ‘Javës së Modës’ në vitin 1998 me një mik kur Donald iu afrua atyre, pavarësisht se ishte në shoqërinë e një gruaje tjetër.

“Përshëndetje. Unë jam Donald Trump, tha kur erdhi në tavolinën time”, ka shkruar ajo.

Megjithëse e njihte emrin, ajo nuk dinte asgjë për Donaldin.

Donald zgjati dorën drejt saj dhe filloi një bisedë.

“Sytë e tij ishin mbushur me kuriozitet dhe interes. E shfrytëzoi rastin, u ul në tryezën time dhe filloi një bisedë.

Më pyeti për kohën që kalova në New York, shtëpinë time në Slloveni dhe udhëtimet e mia nëpër botë”, thekson Melania.

Edhe pse ishte një takim i shkurtër, Melania thotë se la një përshtypje të mirë.

“Që nga momenti që filloi biseda jonë, unë u mahnita nga sharmi dhe lehtësia e tij. Më bëri të ndihesha sikur isha në qendër të botës së tij”, tha ajo.

Megjithatë, Donaldi nuk ishte i vetëm atëherë, por shoqërohej nga një grua tjetër.

“Kur ajo u largua për një moment, më kërkoi numrin e celularit”, tha ajo.

Melania e refuzoi, gjë që e befasoi. Në vend të kësaj, Melania i kërkoi Donaldit t’i jepte numrin e tij, të cilin ai e pranoi me kënaqësi me një kusht.

“Do të të jap numrin tim nëse më premton se do të më telefonosh”, i tha më pas.