Melania Trump thyen traditën e vjetër, refuzon të takohet me Jill Biden në Shtëpinë e Bardhë

0
8

Melania Trump “ka thyer” traditën, pasi ka refuzuar ftesën e Jill Biden që të takohen të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.

Melania Trump ka deklaruar se ka një agjendë të ngjeshur, por arsyeja e vërtetë thuhet se është kontrolli i FBI-së në shtëpinë e çiftit Trump.

Ajo nuk do të shkojë. Burri i Jill Biden autorizoi FBI-në të spiunonte sirtarin e saj të të brendshmeve. Bidenët janë të neveritshëm”, tha burimi.

Jill Biden nuk është dikush që Melania duhet të takojë”, shtoi më tej burimi.

Kujtojmë se të mërkurën, presidenti aktual i SHBA-ve, Joe Biden, do të mirëpresë në Shtëpinë e Bardhë presidentin e zgjedhur, Donald Trump.

Kjo është arsyeja pse Jill Biden, si zakonisht, i bëri një ftesë Melania Trump për të pirë çaj, që është një traditë kur ndryshon qeveria e vendit.

Por mesa duket Melania Trump nuk e ka ndjekur traditën. Shpjegimi zyrtar i dhënë për refuzimin ishte se takimi me Jill Biden ishte në orarin kur Melania kishte promovimin e kujtimeve të saj./abcnews.al