Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë skenat prej adoleshenti kundrejt kryeministres italiane Giorgia Meloni, në kuadër të Samiti Politik Evropian që po mbahet sot në kryeqytetin tonë.
Kryeministri i Shqipërisë është ulur në gjunjë me pëllëmbët e bashkuara dhe me një buzëqeshje të madhe të vizatuar në fytyrë sapo Meloni ka zbitur nga makina për në tapetin e kuq.
E sikletosur nga veprimet e Ramës, Meloni ka zbulaur për gazetarët pse ndodh kjo skenë e përsëritur.
“Edi të lutem, stop. E bën që të jetë i gjatë aq sa unë”-tha Meloni me humor përballë gjestit të Ramës, gjatë momentit epik për mediat.
Ulja në gjunjë është thjesht një skenë e rëndomtë nga Rama tashmë.
Ju rikujtojmë se në Nëntor të 2024 Edi Rama iu përkul në gjunjë në Azerbajxhan, dhe në 2023 e tërhoqi pas vetes dhe i dha një të puthur Melonit, duke mos u përmbajtur para krerëve të shteteve të tjera që ishin pranë tij.
Sot në sheshin “Skënderbej” është ngritur edhe Shtëpia e Europës, po zhvillohet aktualisht ceremonia e mikpritjes me tapet të kuq e liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian, nga kryeministri Edi Rama, i cili është mikpritësi i Samitit.
I pari që mbërriti ishte kryeministri i Holandës Dick Schoof, më pas presidentja moldave Maya Sandu. Priti edhe kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, shefen e diplomacisë të BE, Kaja Kallas dhe kreun e NATO-s Mark Rutte.
Rama priti më herët në kryeministri dhe mbajti takim me kreun e NATO-s Mark Rutte, kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.
Samiti do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Rama dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Tema e samitit është: “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ndërsa diskutimet do të përqendrohen në tri tryeza të rrumbullakëta që do të trajtojnë çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimit të të rinjve, përballë sfidave si lufta në Ukrainë, mbrojtja evropiane dhe transformimi teknologjik.