Nga Erion Murataj
Nuk kam pasur kurrë simpati për Benin (Ahmetajn), përkundrazi gjithmonë më ka ngjallur antipati si personazh.
Mbrëmë ndoqa nga fillimi në fund intervistën e tij dhe në gjithë parashtrimin arrita të çmoj disa mesazhe e fakte dhe vetëm dy akuza.
Në fakt Beni mbrëmë nuk shpërtheu por më së fundmi bëri dy akuza .
Dy qendrat ku Tirana rrezaton korrupsion sipas Benit janë bashkia dhe kryeministria.
Beni çoi dhe mesazhin e koduar të “tasit” ku deri para pak kohësh ka ngrënë bashkë me ish shokët qeveritarë.
Politikisht ai e plasi një bombë për qytetarët dhe socialistët kur tha:
Patjetër të rrojë partia.
Por..?
Edi Rama dhe partia nuk janë e njëjta gjë dhe uroj që kur shqiptarët ta marrin vesh të mos jetë shumë vonë.
Sa për fakte, Beni turbull dha indice ku emri “Bekim Hoxha” do duhet t’i japi një kthesë çështjes së inceneratorit të Tiranës.
Në fakt nëse do të bënim një analizë të shpejtë tagente Beni ishte i qartë kur tha se ska më çfarë humb dhe se edhe eleminimi është opsion i menduar pas kërcënimeve që ai thotë se ka marrë.
Shkon apo jo “në të sëmës” ,Beni mbrëmë theu OMERTAN që si memec kish mbajtur i sforcuar.
Faktoi se të panderët bashkohen kur preken interesat pasi dhe vet doli të fliste nga frëngjia e kullës mediatike të Berishës.
Në çdo rast ai ngriti gisht Kundër Lalit, Belës dhe Ramës e vuri në pikpyetje drejtësinë e pavarur.
Autokracia ?
Është një vepër e bashkë investuar nga Beni dhe shokët e tasit për të cilën ai s’mund të amnistohet me peshën morale që mbrëmë pranoi.
Në çdo rast ai mbrëmë u duk njëlloj i pamastikueshëm si më parë dhe pse foli.
Nëpër koridoret e drejtësisë sot kam bindjen se miqëve të tasit u thuhet:
“Pjetër” memecit i erdhi goja.
Në koridoret e politikës ?
Drejtësisë i thonë se Kasketa i ka borxh burgun Lefter Kokës sipas atyre që mbrëm shqiptarët dëgjuan nga memeci .