Menaxhimi i mbetjeve, Rama ngel në klasë Himarën, Elbasanin, Durrësin e Kamzën. Shembull i mirë Lezha e Korça

0
184

Kryeministri Edi Rama bëri për ujë të ftohtë kryebashkiakët për keqmenaxhimin e mbetjeve urbane të cilat japin një pamje të shëmtuar të gjithë vendit.

Keqmenaxhimi i mbetjeve dhe mos mbajtja pastër e territorit është një ndër vërejtjet që është bërë shumë edhe nga turistët në këtë sezon turistik që lamë pas.

Si shembull të mirëmenaxhimit Rama mori Bashkinë e Lezhës me drejtues Pjerin Ndreun dhe bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo.

 “Shkoni në Lezhë e bëni një xhiro shkoni në rërë dhe bëni një xhiro nuk gjeni asnjë copë letër në rërë. Bashkia e Lezhës ka buxhetin më të madh për menaxhimin e mbetjeve.

Kur bashkia e Lezhës çon mbetjet në Bushat? Nuk ka asnjë bashki tjetër që thotë jo po jo jo ..

Ndërsa si shembull i keqmenaxhimit veç bashkisë së Himarës ishin dhe Durrësi, Kamza, Elbasani.

Rama nuk tha asnjë fjalë për Tiranën.

“Shkoni në Korçë e shikoni a gjeni plehra rrugëve. Shkoni në qarkun e Korçës e kërkoni një bashki që në vend që të shkojë tek pika fundore i hedh në buzë të lumit siç ndodh me bashkitë e Elbasanit, apo bashkinë e Durrësit apo Kamzën, që ka krijuar një destinacion allasoj atje. Vetëm emri i mungon. Habitem si nuk i kanë vënë asaj grope toksike emrin “green peace” ndërkohë që landfield është atje.

Nuk janë vetëm plehrat. Rama pranon se ujësjellësi është shndërruar në vende për punësime ndërkohë që bashkive sa vjen e u rriten borxhet.

“Ndërkohë që kur shkohet në pika fundore bie sasia, sepse zakoni i faturimit fiktiv të tonelatave nuk është zhdukur nga territori me venddepozitime ilegale politike për interesa personash dhe vijnë vërdallë.

Nga njëra anë janë bërë investimet më të mëdha se vitet e tjera, edhe për plehrat, edhe për ujin. 800 mln euro ka investuar kjo qeveri së bashku me donatorët. Dhe humbjet në rrjet dhe trajtimi i sektori ttë ujit si një sektor punësimi nëpër ndërmarrjet e mbingarkuara me njerëz që marrin rroga kot ndërkohë që cdo vit rritet borxhi i bashkive eshtë bërë rutinë.”

Rama paralajmëroi se asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë filtrin e prefektit nëse nuk ka llogaritur sa duhet fondin për mirëmenaxhimin e mbetjeve dhe pastrimin e territorit. 

Madje “nëse kalon tek këshillat bashkiakë. Jo vetëm ministrja por dhe unë do vij të dëshmoj në këshillin bashkiak nëse kryetari i bashkisë çon një buxhet që nuk i përgjigjet kostos së pastrimit” tha Rama.