Mëngjesi nis me kthjellime e vranësira, gjatë ditës temperaturat arrijnë në 40 gradë

0
129

Sipas MeteoAlb territori Shqiptar do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin kthjellime dhe vranësira të pakta gjatë pjesës së parë të ditës.

Po ashtu dhe në pjesën e dytë të ditës pritet të ketë kthjellime dhe vranësira të lehta, më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por vijojnë të jenë të larta në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.

MeteoAlb