Skuadra kampione në fuqi e Formulës 1, Mercedes ka njoftuar sot se ka rinovuar kontratën me pilotin finlandez Valteri Bottas edhe për vitin 2021, duke zgjatur bashkëpunimin edhe për një sezon të pestë.
Finlandezi është bërë pjesë e skuadrës gjermane në vitin 2016, kur mori vendin e Nico Rosberg, piloti gjerman që njoftoi tërheqjen menjëherë pasi fitoi titullin kampion në Formulën 1.
Valteri Bottas ka bërë mjaft mirë numrin dy në hierarkinë e pilotëve të Mercedes, duke ndihmuar jo vetëm Hamilton të fitojë disa tituj kampionë radhazi, por edhe skuadrën gjermane.
Mercedes zyrtarizon kështu njërin prej dy pilotëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa negociatat me kampionin në fuqi të botës Lewis Hamilton, vijojnë ende dhe nuk ka “tym të bardhë” për rinovimin e bashkëpunimit.