Merimanga më e madhe në botë kap bretkosën për pre, video-ja bën xhiron në rrjet

0
279

Ky është momenti kur një nga merimangat më të mëdha në botë kap një bretkosë të pafat për ta ngrënë për darkë në një shtëpi në Indi.

Sujay Shah, 25 vjeçari i shokuar që regjistroi skenën makabre në shtëpinë e tij në Jalpaiguri, gjeti dyshen në betejën për jetë a vdekje.

Studenti i shkencës dhe amator i natyrës mbeti i shtangur nga spektakli i pazakontë.

“Isha i emocionuar sepse po dëshmoja një moment të rrallë të natyrës,” tha ai.

Jason Dunlop dhe Peter Jäger, ekspertë të araknidëve nga Muzeumi i Historisë Natyrore në Berlin pranonin se ishte fjala për ‘merimangën e gjuetarit’.

Dr Dunlop tha: “Në përgjithësi merimagat e mëdha mund të hanë vertebrorë të vegjël si bretkosa, zogj, minj e zvarranikë, madje edhe gjarpërinj nëse kanë mundësinë.

Merimangat e gjuetarit mund të arrijnë përmasa të tilla.

Por gjithsesi kjo nuk ndodh shpesh dhe shumica e merimangave kanë kryesisht insekte, asnjë prej tyre nuk janë eksperte në ngrënien e bretkosave”.

Merimangat e gjuetarit mund të arijnë madhësi hapjeje deri në 30cm.

Ato jetojnë në vende me klimë të ngrohtë si Austral-Azia, Azia, Afrika, the Amerikat dhe baseni i Mesdheut.
Ato janë më të shpeshta në Australi por janë përhapur aksidentalisht edhe në disa pjesë të SHBA, Pakistan, Indi, Kinë e Japoni.

Ato preferojnë të fshihen në zgavra si levoret e lira të pemëve.

Në 2016 në Australi u shpërndanë foto makabre të një merimange të tillë që tërhiqte një mi të vrarë, në anë të një frigoriferi shtëpiak.

 

https://www.youtube.com/watch?v=uVfRMko-22s&feature=emb_logo

© SYRI.net