Chelsea është një nga klubet më aktive në merkato. “Blutë e Londrës” kanë siguruar shërbimet e Hakim Ziyech nga Ajax dhe Timo Werner nga Leipzig, por nuk kanë ndërmend të ndalen.
Frank Lampard pret të tjerë lojtarë të mëdhenj dhe një goditje e madhe pritet të bëhet në portë. Kepa Arrizabalaga nuk bind trajnerin anglez, i cili ëndërron Marc-Andre ter Stegen, lajm që konfirmohet nga Daily Mail.
Gjermani është një garanci mes shtyllave, por nuk do të jetë aspak e lehtë bindja e Barcelonës për ta lënë të lirë. Gjithsesi, drejtuesit e klubit, të cilët tentuan edhe Jan Oblak disa ditë më parë, do të bëjnë të pamundurën për të arritur një akord. /abcnews.al